Policia e Durrësit sekuestroi këtë të martë, disa apartamente, nje sipërfaqe toke si dhe disa dyqane të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale. Vlera e tyre arrin ne total ne 2 milionë euro. Sipas policisë janë sekuestruar 25 mijë metër katrore tokë arë, rreth 10 mijë metra pemëtore, 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese, si dhe 22 apartamente, në pronësi të 46 vjecarit nga Durrësi Saimir Tusha. Uniformat blu bëjnë te ditur se ai ka qenë i dënuar më parë me 12 vite burg për trafikim të  lëndëve narkotike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *