Drejtoria e Hetimit Doganor ka sekuestruar 2494 koli stekash cigaresh në Durrës, të cilat po transportoheshin kontrabandë.

 

Vlera e cigareve të sekuestruara kap vlerën e e 184.6 milion lekësh nëse ato do të hidheshin në treg.

 

Sipas Drejtorisë së Hetimit Doganor, cigaret janë gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në një prej kontenierëve të mbërritur në port.

 

Ky është kontenieri I tretë që sekuestrohet pasi në muajin Prill u sekuestruan 1000 koli me cigare.

 

Drejtoria e Hetimit Doganor e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *