Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 August 2026
Vizion fokus

Irani var dy persona që pretendon se spiunonin për...

UEFA-FIFA-s: Mos zhdukni dokumentet! Gati veprimet ligjore ndaj Infantinos,...

Sulmi në një restorant në Moskë, Rusia akuzon Ukrainën...

Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për të mbajtur...

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries në Rusi

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt...

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha: Rrogat e...

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që do t’ju...

Bota kërkonte prova për gjendjen e saj, ish-liderja e...

Beteja me zjarrin e madh në zonën e Atikës...

Sekuestrimi i dy pasurive nga SPAK, reagojnë avokatët e Veliajt: Asnjë provë që lidh klientët tanë me pasurinë e hetuar

22 Maj 18:55

Avokatët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e një pasurie në kuadër të një hetimi për korrupsion dhe krim të organizuar.

Avokatët sqarojnë se as Veliaj dhe as Xoxa nuk janë pronarë të pasurisë së sekuestruar dhe nuk kanë asnjë lidhje ligjore apo pasurore me subjektin tregtar “A.K.” shpk, që ndodhet në fokus të procedimit penal nr. 27/2024.

“Në vijim të raportimeve mediatike dhe interesit të shtuar publik lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 27 të vitit 2024, sqarojmë si më poshtë: As z. Erion Veliaj dhe as znj. Ajola Xoxa nuk janë pronarë të kësaj pasurie të sekuestruar dhe nuk kanë asnjë lidhje pasurore apo ligjore me subjektin tregtar “A.K.” shpk, e as me pasurinë që është objekt i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”. Pasuria e paluajtshme në pronësi të znj. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë, në zonën e Selitës, krijuar para marteses dhe ky apartament nuk është dhe nuk ka qenë në asnjë moment objekt hetimi apo sekuestrimi nga ndonjë autoritet ligjzbatues”, thuhet në deklaratë.

Avokatët theksojnë gjithashtu se çdo hetim duhet të bazohet në fakte dhe prova të verifikueshme, në respekt të parimit të prezumimit të pafajësisë. Ata rikujtojnë se çifti Veliaj-Xoxa ka deklaruar gjithmonë pasuritë në përputhje me ligjin dhe ka bashkëpunuar me institucionet përkatëse.

“Theksojmë se është në të drejtën ligjore të organit të akuzës të kryejë hetime, por dyshimet e ngritura duhet të bazohen në fakte konkrete dhe prova të verifikueshme, në respekt të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe të drejtave themelore të individit. Z. Veliaj dhe znj. Xoxa kanë deklaruar pasuritë e tyre, si para, edhe pas martesës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe kanë qenë gjithmonë bashkëpunues me institucionet përgjegjëse. Çdo përpjekje për të deformuar realitetin dhe për të lidhur emrin e tyre me çështje që nuk kanë asnjë bazë ligjore përbën keqinformim të opinionit publik dhe sulm ndaj figurës publike të z. Veliaj, për çka do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e reputacionit dhe zbardhjen deri në fund të së vërtetës. Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të krijuar komshinjve të çiftit Veliaj-Xoxa dhe i vetmi “faj” i tyre është se banojnë në të njëjtin pallat me këto të fundit”, thuhet në reagimin e avokatëve.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Avokatet SPAK Veliaj Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Irani var dy persona që pretendon se spiunonin për Izraelin, ndërsa vala e ekzekutimeve vazhdon

më shumë...

UEFA-FIFA-s: Mos zhdukni dokumentet! Gati veprimet ligjore ndaj Infantinos, Uellsi del kundër rikandidimit

më shumë...

Teknologjia tërheq të rinjtë, 20 vjeçari themelon kompani në industrinë e videolojërave

më shumë...

Sulmi në një restorant në Moskë, Rusia akuzon Ukrainën për shpërthimin ku humbën jetën pesë persona

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:23

Irani var dy persona që pretendon se...

2:58

UEFA-FIFA-s: Mos zhdukni dokumentet! Gati veprimet ligjore...

2:46

Teknologjia tërheq të rinjtë, 20 vjeçari themelon...

2:42

Sulmi në një restorant në Moskë, Rusia...

2:39

Mbështetja për bizneset e vogla, Koçiu: Ekspertizë...

2:36

Emigrantët vijnë për pushime, fluks i lartë...

1:53

E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe...

1:50

Aksident në Lushnjë–Berat, makina rrotullohet disa herë...

1:44

Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për...

1:31

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries...

1:24

Si ta përballojmë vapën me qetësi? Njihuni...

1:18

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lushnjë, katër...

1:12

Autor i 6 vjedhjeve dhe tentativës për...

12:54

Korçë/ Tentoi të vidhte në një banesë,...

12:37

Gjumi i mirë e ka një sekret,...

12:12

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën...

12:10

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha:...

12:07

Shqiptarët kthehen në vendlindje për pushimet, vijon...

12:04

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që...

11:24

VIDEO/ Harry Styles rrëzohet në skenë, reagimi...

Më të klikuarat

  • Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet pa...
  • Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagos...
  • E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe ngacmoi s*ksualisht 13-vjeç...
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.