Subscribe

“Kryeqyteti” i autorit te njohur te letërsisë bashkëkohore austriake Robert Menasse prej kohesh ka mbërthyer hapësirën krijuese, sidomos ne vendet e Evropës perëndimore.

 

Romani flet kontradiktat reale qe ndodhin ne Bashkimin Europian, mes vendeve anëtare, Këshillit dhe Komisionit, por te shprehura përmes personazheve te cilët duan t’i shmangen çdo lloj përgjegjësie .

 

Por këtë kontradikte Menasse zgjodhi ta vazhdoje ne Tirane.

 

Robert Menasse: Unë jam këtu sepse po punoj për romanin tim te ardhshëm dhe një pjese e ngjarjeve do te zhvillohen ne Tiranë. doja ta vazhdoja kontradiktën brenda për brenda Bashkimit Europian ne një kryeqytet Ballkanik qe shpreson për t’u bere pjese e familjes. Ne këtë kontekst një nga gjerat qe me intereson me shume është qe Shqipëria është një vend pro europiane dhe një mbështetës shume i fuqishëm i BE, ndërkohë nuk është ende anëtare edhe pse vende qe janë brenda BE bëjnë politika antieuropiane brenda për brenda BE, pikërisht kjo lloj kontradikte me intereson shume dhe dinamikat qe gjenerohet ne këto instanca dhe institucione kur një vend kërkon te pranohet.

 

Ne karrierën e tij te gjate krijuese, Menasse këtë roman e quan me provokuesin.

 

Robert Menasse: Kryeqyteti është romani qe ngjalli me se shumti audiencën, qe beri me shume përshtypje kjo për vetë faktin se nuk ka pasur asnjëherë me pare diçka te ngjashme. Libri im i parafundit ka qene një roman dashurie, ka pafund romane dashurie kështu qe besoj se kryeqyteti është një roman shume interesant sepse tregoi jetën e burokrateve ne BE.

 

Kritiket e kane cilësuar “ Kryeqytetin” e shkrimtarit austriak si një satire brilante. Libri është vlerësuar me disa çmime te rëndësishme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *