Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 July 2026
Vizion fokus

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët përhapen nga...

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të takohen në...

Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare...

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni Komisariati Nr....

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës kryesore

Spanjë/ Zjarr masiv në Costa Brava, izolohen mbi 10...

SHBA paralajmërojnë Poloninë: Moska po përgatitet për provokim të...

Rritet rreziku i zjarreve, Portugalia kërkon mbështetje me avionë...

Kremlini: BE duhet të marrë parasysh rastin e Nord...

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish në shesh

Sekretari amerikan i Thesarit: Evropa është e dobët, Trump nuk do të tërhiqet për Groenlandën

18 Janar 22:21

Mesazhi i Donald Trump ndaj aleatëve evropianë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga çështja e Groenlandës u përforcua nga sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, i cili deklaroi se Evropa është “shumë e dobët” për të garantuar vetë sigurinë e saj.

Bessent minimizoi kërcënimet e Bashkimit Evropian për anulimin e marrëveshjes tregtare të arritur vitin e kaluar me administratën Trump, duke theksuar se presidenti amerikan përdor ndikimin strategjik si “levë”  për të arritur objektivat e tij.

Të shtunën Trump njoftoi vendosjen e tarifave 10% për produktet nga tetë vende evropiane duke filluar nga 1 shkurti, me një rritje të parashikuar në 25% në qershor nëse nuk arrihet një marrëveshje për “blerjen e Groenlandës”.

Ky zhvillim shkaktoi reagime të forta, me presidentin francez Emmanuel Macron që e cilësoi masën “të papranueshme” dhe deklaroi se do të kërkojë aktivizimin e mekanizmit më të fuqishëm të kundërmasave të BE-së.

Bessent paraqiti një arsyetim më të gjerë për pretendimin e SHBA-së ndaj Grenlandës, duke përmendur rritjen e konkurrencës gjeopolitike në Arktik, planet e Trump për zhvillimin e mburojës kundërraketore “Golden Dome”, si dhe varësinë e mëparshme energjetike të Evropës nga Rusia, e cil, sipas tij, “financoi operacionet ruse kundër Ukrainës”.

I pyetur nëse qëndrimi i Trump ndaj Evropës është një taktikë negociuese, sekretari amerikan la të kuptohet se presidenti nuk ka ndërmend të ndryshojë kurs: “Evropianët transmetojnë dobësi, SHBA-ja transmeton forcë”, u shpreh ai.

“Presidenti beson se siguria e përforcuar nuk mund të ekzistojë pa qenë Groenlanda pjesë e Shteteve të Bashkuara”.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të liderëve evropianë se një veprim amerikan për përvetësimin e Groenlandës mund të çojë në shpërbërjen e NATO-s pas më shumë se 70 vitesh, Bessent e cilësoi këtë dilemë si “të rreme”.

“Udhëheqësit evropianë do ta pranojnë dhe do ta kuptojnë se kanë nevojë për ombrellën e sigurisë së Shteteve të Bashkuara”, përfundoi ai.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
SHBA trump

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët përhapen nga era e fortë, plagoset një i ri

më shumë...

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të takohen në SHBA

më shumë...

Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Michigan, dy viktima

më shumë...

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni Komisariati Nr. 3

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:59

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët...

10:49

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të...

10:19

Të shtëna me armë zjarri në një...

9:59

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni...

9:40

Disa truke për ta bërë më të...

9:35

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës...

9:17

Spanjë/ Zjarr masiv në Costa Brava, izolohen...

9:13

SHBA paralajmërojnë Poloninë: Moska po përgatitet për...

8:43

Rritet rreziku i zjarreve, Portugalia kërkon mbështetje...

8:37

Shenjat që tregojnë se nuk pini ujë...

8:10

Kremlini: BE duhet të marrë parasysh rastin...

7:56

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

7:32

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish...

7:00

Zelensky: Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në...

6:59

Serbia arreston një shtetas të Kosovës në...

6:43

Armëpushimi me Izraelin, më shumë se 600...

6:34

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi...

6:26

Temperatura të larta në Belgjikë, vala e...

6:17

Marina Orikum mirëpret edicionin e 15-të të...

5:52

Mashtroi qytetarët me 50 mln euro, momenti...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • E rëndë, mbytet 29-vjeçarja në Vlorë (EMRI)
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.