Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se ishte “i tmerruar” nga sulmi i forcave izraelite ndaj një autokolone ambulance në Gaza.

Ai shtoi se konflikti “duhet të përfundojë”.

“Jam i tmerruar nga sulmi i raportuar në Gaza mbi një autokolonë ambulance jashtë spitalit Al Shifa. Pamjet e trupave të shpërndara në rrugën jashtë spitalit janë zemërthyese,” thuhej në deklaratën e tij.

 

Vete ushtria e Izraelit e pranoi të premten se e ka goditur një ambulancë gjatë sulmeve ajrore në Rripin e Gazës, për të cilën tha se po barte militantë të grupit palestinez, Hamas.

 

Por, Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, tha se ambulanca ishte duke evakuuar njerëz të plagosur nga veriu i rrethuar në jug të vendit.

 

Sipas saj, ambulanca ishte pjesë e një autokolone që po largohej nga sitali al-Shifa, të cilën e sulmoi Izraeli të premten, duke shtuar se “një numër i madh” u vranë dhe u plagosën, por pa dhënë shifra.

Por, të premten vonë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se ushtarët e vet kishin vlerësuar se ambulanca “po përdorej nga një qelizë terroriste e Hamasit” dhe se një numër i militantëve të Hamasit u vranë gjatë sulmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *