Snapchat kohët e fundit ka zënë një vend të veçantë në komunikimin e përditshëm të të rinjve, në sajë të imazheve dhe videove që nuk mund të shpërndahen dhe që zhduken.

 

Deri më tani mbase e keni pasur të vështirë për të kapur një screenshot të një Snapchat, por ekziston disa zgjidhje, por nëse Snapchat ju kap, llogaria juaj mund të pezullohet ose të ndalohet.

 

Si të rishihni një mesazh snap.

Në fillim duhet të siguroheni që përdorni Snapchat në versionin 9.29.3.0 ose më të vonshëm. Nëse po ekzekutoni një version më të vjetër, funksioni nuk do të jetë i disponueshëm për ju.

 

Sapo të keni konfirmuar se po përdorni versionin më të ri të aplikacionit, thjesht ndiqni udhëzimet e thjeshta hap pas hapi më poshtë për të rishikuar snap-et që keni marrë. Sigurohuni që keni parë mesazhin të paktën një herë. Ju nuk do ta shihni opsionin Replay nëse nuk e keni parë. Kur e keni parë mesazhin një herë, qëndroni në postën e mesazheve hyrëse. Nëse largoheni që aty, nuk do të jeni në gjendje të keni akses tek rishfaqjet.

 

Mbani të prekur snapin që dëshironi të rishihni.

Ikona e snap do të plotësohet.

Zgjidhni Tap to Vieë për të parë mesazhin për një herë të dytë.

 

Lajm i mirë është se Snapchat nuk ju kufizon më në një rishikim në ditë; ju mund të shikoni të gjitha snapet që merrni dy herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *