E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Sejko takon drejtoreshën e AMF: Bashkëpunim për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga negociatat

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko u takua me Drejtoreshën e re të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Adela Xhemali.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet kryesore të ekonomisë shqiptare, duke u ndalur në ecurinë e aktivitetit ekonomik, situatën financiare dhe perspektivën e tyre afatmesme.

Sejko u ndal te masat dhe ndryshimet e fundit rregullatore të ndërmarra me synim forcimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe rritjen e transparencës në marrëdhëniet ndërmjet institucioneve financiare dhe klientëve të tyre.

Palët diskutuan mbi zhvillimet që lidhen me ndërveprimin në rritje ndërmjet sektorit bankar dhe atij jobankar, në kushtet e krijimit dhe konsolidimit të grupeve financiare me veprimtari ndërsektoriale.

Reklamë

Në kuadër të procesit të integrimit evropian, palët nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga negociatat për kapitujt e acquis communautaire.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë