Megjithëse ish-prokurori i përgjithshëm u tërhoq nga mundësia që të rifutej në sistemin e drejtësisë duke iu shmangur vettingut, telashet nuk kanë të përfunduar për Adriatik llallën. Komisioni i Apelimit ka regjistruar çështjen ndërsa séanca do të zhvillohet të mërkurën. Sipas njoftimit të kolegjit të posaçëm të apelimit trupi gjykues kryesohet nga Sokol Como ndërsa mes anëtarëve është dhe ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama.

 

Procesi ndaj ish-prokurorit të përgjithshëm u ndërpre nga komisioni i pavarur i kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë. Largimi i Llallës nga drejtësia solli menjëherë dhe reagimin e ambasadorit amerikan i cili në një postim në twitter kujtonte se askush nuk mund t’i shpëtonte drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *