E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“S’e kam prekur…”/ Çfarë tha në gjyq 55-vjeçari i akuzuar për ngacmim seksual

55-vjeçari Adriatik Çela, i akuzuar për ngacmim seksual të një 13-vjeçareje, ka mbërritur mesditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat, për t’u njohur me masën e arrestit ndaj tij.

 

Pokurori Dritan Gripshi ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me afat 20-ditë, afat që sipas prokurorit është i mjaftueshëm për të grumbulluar provat e nevojshme.

 

Reklamë

Mësohet se 55-vjeçari Adriatik Çela nuk e ka pranuar akuzën. Ai ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk e ka prekur asnjëherë vajzën dhe se këto akuza janë trrillime të familjarëve të saj.

 

Pasi dëgjoi palën akuzatore dhe atë mbrojtëse, gjyqtarja Klejda Çapja ka pranuar kërkesën e prokurorit Dritan Gripshi, duke caktuar për Çelën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me afat 20-ditë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë