Subscribe

Duke qenë se sezoni turistik po afron dhe lëvizjet për fundjavë po shtohen, Policia Rrugore u kujtoi shoferëve se nuk duhet të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Nën moton “Ruaj jetën dhe kuletën duke respektuar Kodin Rrugor”, Edmond Trakaj tha se shoferët do të monitorohen me radarë e dronë, për t’u ndëshkuar për çdo shkelje.

 

“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit. Gjatë fundjavës apo në festa, në rast se drejtuesit e automjeteve dëshirojnë të konsumojë alkool, Policia Rrugore ju këshillon përdorimin e një mjeti taksi që në çdo rast kushton më lirë!     Vendosni rripin e sigurimit dhe detyroni edhe pasagjerët për ta vendosur atë. Kur udhëtoni me motomjete vendoseni ju dhe detyroni pasagjerin të vendosë kaskën në kokë e jelekët fosforeshentë, që të bëheni të dallueshëm në trafik në kushtet e errësirës. Evitoni parakalimet e gabuara dhe sjelljet agresive në rrugë. Qëndroni në radhën e mjeteve kur ajo krijohet për shkak të ngarkesës së madhe, dalja nga “kolona” mund t’ju kushtojë “një fotografi” falas dhe një gjobë së bashku me pezullimin e lejes së drejtimit për disa muaj. Mos drejtoni mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, çdo shkelje e tejkalim i saj sjell pasoja mbi jetën në rastin më të keq, dhe në rastin më të mirë zbraz kuletën më shumë. Policia Rrugore do të përdorë të gjitha mjetet logjistike si kamera, dronë, radarë, alkooltestues, makina të paloguara dhe me aparate fotografike, për të evidentuar dhe dokumentuar çdo shkelje të qarkullimit rrugor.”  

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *