Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 August 2026
Vizion fokus

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet i riu...

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von der Leyen:...

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi kuqezi e...

Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e SHBA në...

Tjetër vatër zjarri në vend, zjarrfikësit në “luftë” me...

FIFA u tërhoq nga ideja për shitjen e Kupës...

Turqia dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje njëvjeçare për naftën bruto

Vihet nën kontroll pas disa orësh zjarri në Drenovë

Scholz nga Shkupi: Do angazhohem personalisht që Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet për anëtarësim

11 Qershor 11:50

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe delegacioni i tij u pritën në Shkup nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

 

Në takimin kokë më kokë mes Kovaçevskit dhe Scholz u diskutua për çështjet më të rëndësishme për raportet ndërmjet dy vendeve, si dhe çështjet me interes të përbashkët, lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, bashkëpunimin rajonal dhe gjendjen aktuale me luftën në Ukrainë.

 

Kovaçevski: Gjermania mbetet mbështetëse kryesore e eurointegrimit

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski ka thënë se Gjermania vazhdon të mbetet një nga mbështetësit kryesorë në procesin eurointegrues të vendit, duke përfshirë Procesin e Berlinit, si një mekanizëm për realizimin e rekomandimeve të BE-së.

 

“Në samitin e BE-së në qershor, nën kryesimin e Francës, në Bruksel pritet një mesazh i qartë dhe hap drejt zhbllokimit të procesit të zgjerimit me nisjen e bisedimeve për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një vend që i ka plotësuar kriteret dhe kushtet, dhe si një vendim strategjik për sigurinë në Evropë”, është shprehur Kovaçevski.

Scholz: BE ka dhënë premtim

Kurse kancelari gjerman ka theksuar në Shkup, se Ballkani Perëndimor shihet nga Gjermania me një rëndësi strategjike.

 

“Unë do të angazhohem për pranimin e rajonit në Bashkimin Europian. Gjermania është tejet serioze me procesin eurointegrues të shteteve të rajonit e në veçanti kjo vlen për Maqedoninë e Veriut. BE ka dhënë premtim RMV-së ndërsa Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave”, ka thënë Olaf Scholz në Shkup.

 

Ai ka shprehur admirimin për forcën politike që u tregua nga politika dhe që mundësoi arritjen e marrëveshjes me Greqinë. Pjesa tjetër e detyrës gjithashtu duhet të përfundojë me sukses, sepse për të kanë punuar Qeveria dhe qytetarët, tha Scholz.

 

Maqedonia e Veriut, sipas kancelarit gjerman, i ka plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe premtoi se personalisht do të angazhohet që këto bisedime të fillojnë.

 

“Bisedimet për anëtarësim duhet të fillojnë, dhe unë personalisht do të angazhohem në këtë drejtim. E inkurajoj Maqedoninë e Veriut të vazhdojë rrugën e reformave cilësore”, ka deklaruar Olaf Scholz në konferencën për shtyp.

 

Gjermania partnere tregtare

 

Gjermania do të mbetet e përkushtuar që të jetë partneri më i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë së Veriut, u tha pas takimit mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kancelarit gjerman. Këtë e tregon edhe numri në rritje i kompanive gjermane të pranishme në Maqedoninë e Veriut, në të cilat punojnë më shumë se 20 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

 

Nga Shkupi, kancelari gjerman vazhdon të shtunën udhëtimin për në Sofje për takime me politikanët kryesorë bullgarë. Temë qendrore e takimeve në Sofje pritet të jetë bllokada bullgare e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
Kancelari Scholz Maqedoni e Veriut negociatat Shkup

Nga e njëjta kategori

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

më shumë...

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von der Leyen: Duhet të forcojmë kufijtë

më shumë...

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e SHBA në Izrael paralajmëron qytetarët amerikanë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:02

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet...

8:48

Më nervozë dhe të paduruar, çfarë ndodh...

7:50

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

7:02

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von...

6:59

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi...

6:42

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi...

6:09

Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e...

6:01

Tjetër vatër zjarri në vend, zjarrfikësit në...

5:47

FIFA u tërhoq nga ideja për shitjen...

5:39

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

5:12

Turqia dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje njëvjeçare për...

5:06

Vihet nën kontroll pas disa orësh zjarri...

4:49

Begaj nga Vuthaj: Diaspora mban gjallë rrënjët...

4:46

Zjarr pranë spitalit në Lezhë, zjarrfikësit vënë...

4:27

“Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit...

4:12

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

3:42

Zjarr në dy banesa në Berat, flakët...

3:07

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë,...

3:03

Lokalet në Korçë protestë për muzikën, kundërshtohet...

3:01

Protesta kundër hartës territoriale, banorët e Bashkive...

Më të klikuarat

  • Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti...
  • Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët...
  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • “Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, SPAK j...
  • “Shmangni shpenzimet implusive”, parashikimi i yjeve për sot
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.