E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Sauku me qendër të re shëndetësore, Manastirliu: Shërbim me standarde për banorët

Hapet qendra e re shëndetësore në Sauk, e rindërtuar, që do t’i ofrojë shërbime rreth 13 mijë banorëve të kësaj zone. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi të hënën qendrën shëndetësore të Saukut, ndërsa theksoi se ajo do të ketë një staf mjekësor të trajnuar.

 

“Rikthehemi në këtë qendër disa muaj më pas dhe e shohim që degradimi i ka lënë vend standardeve më të larta të shërbimit dhe këtu flasim jo vetëm për infrastrukturën por për paketën e plotë të shërbimit në kujdesin parësor, që ofrohet një një staf mjekësor dhe infermieror i trajnuar më së miri”, deklaroi ministrja.

 

Reklamë

Rindërtimi i kësaj qendre shëndetësore është pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin.

 

“Kemi rehabilituar plotësisht 80 qendra shëndetësore, 100 të tjera janë në proces dhe përmbyllen brenda vitit dhe 120 qendra shëndetësore dhe ambulanca do të reabilitohen deri në vitin 2021, duke mbajtur premtimin për transformimin e kujdesit parësor nga veriu në jug”, tha Manastirliu.

 

Qendra shëndetësore e Saukut, sipas ministrisë së Shëdetësisë, i është nënshtruar rehabilitimit të plotë me vlerë 13.2 milionë lekë, bashkëfinancim ky me qeverinë zvicerane nëpërmjet projektit ‘Shëndet për të Gjithë”.

 

Pas rehabilitimin, qendra shëndetësore e Saukut do të nis edhe funksionimin si qendër e kujdesit parësor edhe në ditët festive si dhe ditët e diela, duke garantuar shërbim çdo ditë të vitit për banorët e kësaj zone.

Vazhdo të lexosh

Reklamë