Subscribe

Aleksandër Bardhi, vëllai i kreut të njësisë administrative Kaçinar ne Mirdite, Petrit Bardhi, është gjetur i vrare gjate natës, ne fshatin Shendelli te Sarandes. Trupi i tij ishte hedhur ne nje kanal buze rruges dhe sipas policisë, ishte qëlluar me breshëri kallashnikovi. Trupi i pajete u gjet nga djali i xhaxhait te tij, qe e dërgoi me urgjence ne spital rreth gjysme ore pas mesnatës. Grupi hetimor, nuk ka ende një pistë zyrtare për ekzekutimin e 47-vjeçarit dhe as ndonjë informacion per autoret e mundshëm.16 persona u shoqëruan ne komisariat, ku kane dhënë shpjegime per vrasjen e Bardhit i cili duket se fshihej ne jug te vendit.
Kjo, pasi burime te policisë thane se Aleksandër Bardhi njihej si person me precedentë të mëparshëm penalë. 47-vjeçari ishte dënuar më parë me 8 vite burg, për plagosje të rëndë me dashje, ngjarje e ndodhur në vitin 2011 në Mirditë por, dënimin nuk e ka kryer, pasi ka qenë person në kërkim. Por edhe vëllai i tij, Petrit Bardhi, kreu i njësisë administrative te Kaçinarit ne Mirdite, ka patur probleme me drejtësinë. Në shkurt të këtij viti, bardhi, u arrestua nga policia, pas disa muajve që kaloi në arrati, ndërsa në tetor të vitit 2015 në banesën e tij në fshatin Simon, u gjetën 424 kilogramë kanabis të tharë në përgatitje për ambalazhim, me qëllimin trafikimin drejt Greqisë. Petrit Bardhi u emërua administrator i njësisë administrative Kaçinar pas zgjedhjeve vendore 2015, nga kryetari i bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj, i Partisë Socialiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *