Samsung nuk ka të ndalur. Pasi nxori në treg telefonin e ri, Galaxy Note 8, pritet që të hedh në treg dhe modelin e ri Galaxy S9.

 

Në një raport të publikuar në media së fundit, theksohet se Galaxy S9 mund të prezantohet shumë më herët nga sa ishte parashikuar.

 

Sikurse shkruan portali i biznesit Investor, ky model do të dalë në muajin janar, dy muaj më herët nga sa prezantohet zakonisht.

 

Shkas për këtë lajm është bërë fakti se ekranet për Samsung Galaxy S9 do të bëhen të disponueshme në nëntor të 2017. Megjithatë, është e pamundur të thuhet me siguri kur telefoni do të debutojë zyrtarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *