Subscribe

Edhe pse Tirana dhe Prishtina zyrtare refuzuan te merrnin pjese ne samitin e procesit te Bashkepunimit te Vendeve te Europes Juglindore, zhvilluar ne Bosnje Hercegovine, per shkak se kjo e fundit nuk e njeh Kosoven , Presidenti Ilir Meta nuk e anuloi viziten.

Madje ai beri nje thirrje te forte ne mbrojtjes te pavaresise dhe sovranitetit te Kosoves.

 

ILIR META

 

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

Tani është koha e duhur që jo vetëm Bosnja dhe Hercegovina, që duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit, por edhe çdo vend tjetër të bëjë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të këëtij realiteti. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj.

 

Pavaresisht nje sere arritjesh ne marredheniet mes vendeve ne ballkan per Ilir Meten, eshte e papapranueshme ajo cfare ndodhi me Kosoven.

 

Dua të shpreh keqardhjen për faktin se Republika e Kosovës, Kryesuesja jonë e ardhshëm, u detyrua të mos marrë pjesë në këtë Samit. Si mund të pretendojmë që të kemi një bashkëpunim të efektshëm ku disa nga pjesëmarrësit e këtij forumi bëjnë të pamundurën për të përjashtuar një popull dhe një një shtet të tërë fqinj nga përfitimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe projektet rajonale në fusha kaq të rëndësishme si siguria, arsimi, kultura, etj. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe respekti i ndërsjellë janë thelbësore për të pasur një bashkëpunim të efektshëm rajonal, për sigurinë dhe begatinë ekonomike për të gjithë ne.

 

Presidenti Ilir Meta apeloi se eshte thelbësor përparimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin integrues për në Bashkimin Europian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *