Subscribe

Zhvillohet ditën e nesërme, në Tiranë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, një tjetër event i madh ndërkombëtar për Shqipërinë, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

 

Në kuadër të këtij samiti, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, e para që ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar është Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

 

Lajmin e bën të ditur ministrja Elisa Spiropali përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

Statusi i plotë:

 

Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

 

Ky samit është një tjetër event i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë, i cili zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, liderëve të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *