E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Samiti i Kartës së Adriatikut, Rama takime me homologët

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në kryeqytetin malazez Podgoricë, ka zhvilluar takime të veçanta me krerët e qeverive dhe shteteve të rajonit. Kreu i qeverisë shqiptare është takuar me kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviç, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet në rajon, marrëdhëniet mes dy vendeve dhe forcimin e mëtejshëm të tyre. Po ashtu, Rama është takuar edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe atë kroat Adrej Plenkoviç. Kryeministri Rama ndodhet në Podgoricë për të marrë pjesë në samitin e “kartës së Adriatikut”, nismë që u nënshkrua në maj 2003 në Tiranë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Qëllimi i nismës është ndihma për vendet e Ballkanit për procesin e anëtarësimit në NATO.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë