E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Samiti i Berlinit për Ballkanin, qeveria gjermane: Në fokus, stabiliteti i rajonit

Qeveria gjermane konfirmon konferencën ballkanike që do të zhvillohet në Berlin e ku do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vucic dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi më 29 prill.

 

Reklamë

Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, i japin një rëndësi të madhe stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit. Në qendër të bisedës do të jenë sfidat e veçanta të Ballkanit, e sidomos marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës.

 

Reklamë

Në takimin e 29 prillit do të priten edhe liderët e vendeve të tjera te Ballkanit Perëndimor, Kroacisë, Sllovenisë si dhe zyrtare te larte te Komisionit Europian.

 

Takimi i pritshëm ne Berlin ka gjetur jehone ne mediat gjerman, te cilat nënvizojnë rëndësinë e stabilitetin te rajonit.

 

Ndërkohe, kryeministri Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen e po ashtu edhe presidentët Thaçi dhe Vucic.

 

Nuk ka shume detaje mbi axhenden e bisedimeve, por fokusi kryesor i takimit pritet te jete integrimi i Ballkanit Perëndimor, si dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë per arritjen e nje marrëveshjeje përfundimtare.

 

Samiti i Berlinit do te jete gjithashtu takimi i parë i nivelit të lartë qe nga pezullimi i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit pas vendosjes se taksës 100 perqind ndaj mallrave serbe nga qeveria e Haradinajt.

Më shumë video

Reklamë