E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Samiti i BE-së/ Edi Rama: Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar para nisjes së Samitit te Bashkimit Europian në Bruksel, duke e konsideruar turp per Unionin çeshtjen bullgare te Vetos, e cila po mban peng shtyrjen perpara te proceseve integruese per Tiranen dhe Shkupin.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari.

 

“Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!”

Më shumë video

Reklamë