Zhvillimin në Tiranë të Samitit mes liderve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, kryeministri Rama e quan një ditë historike.

 

Kreu i qeverisë shkruan në rrjetet sociale, se për kryeqytetin është ngjarja më e madhe ndërkombëtare.

 

Për vitin 2022, Samiti i BE-së është “qershia mbi tortë” pas finales së UEFA Conference League, shkruan rama.

 

Kryeministri vlerëson se për qeverinë që ai drejton Samiti i 6 nëntorit është rezultati i përpjekjeve të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE.

 

Sot, thotë kryeministri, Tirana është kryeqyteti i një vendi të respektuar në politikën ndërkombëtare.

 

Kjo është hera e parë që liderët kryesorë të Evropës mblidhen në Shqipëri për të diskutuar për të ardhmen e gjashtë vendeve të Ballkanit në familjen evropiane.

 

BE-ja NE TIRANE

 

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka bërë publik vendimin e mirëseardhur për organizimin më 6 dhjetor, në Tiranë, të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

 

Nuk besoj se mund ta imagjinonte kush deri disa vite më parë, që tërë liderat e BE-së do të zbrisnin në Tiranë, për një punë që gjithnjë është bërë në Bruksel. Por sot Tirana nuk është më ajo e deri disa viteve më parë, po është kryeqyteti i një vendi të respektuar në politikën ndërkombëtare, si edhe një qytet i ri europian tërheqës për zhvillimin e tij mbresëlënës.

 

Për historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë kjo është një ngjarje absolutisht historike. Për Tiranën kjo është ngjarja më e madhe ndërkombëtare e historisë së saj. Për vitin 2022 që po shkon drejt përfundimit, kjo ngjarje është qershia mbi tortë pas kulmit të bukur të Finales së UEFA Conference League në shtëpinë e kuqezinjve. Ndërsa për mua dhe qeverinë shqiptare, organizimi në Tiranë i një samiti të liderëve të Bashkimit Europian&Ballkanit Perëndimor është fruti më i bukur, i përpjekjes për afirmimin e Shqipërisë, si një zë i respektuar dhe anëtar dinjitoz i bashkësisë ndërkombëtare”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *