Subscribe

E marta e 6 dhjetorit, do të jetë ditë pushimi zyrtar vetëm në kryeqytet. Vendimi është marrë në kuadër të masave për mbarëvajtjen e Samitit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

 

 

Gjatë ditës së Samitit, kryeqyteti do të vendoset nën masa të rrepta dhe perimetri i sigurisë do të vendoset nga Hotel Dajti deri tek stadiumi ‘Air Albania’.

 

 

Gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema bën me dije se një pjesë e delegacioneve, kryesisht nga vendet e Ballkanit Perëndimor, do të mbërrijnë në Shqipëri të shtunën, ndërsa delegacionet e tjera nga BE, do të mbërrijnë të dielën.

 

 

Përveç takimit në kuadër të Samitit, kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, dhe ai i Kroacisë Andrej Plenkoviç, do të zhvillojnë në Tiranë edhe vizita zyrtare.

 

Mitsotakis do të qëndrojë në Shqipëri edhe përtej datës së samitit, 6 dhjetor. Kryeministri i vendit Edi Rama do të mbajë konferencë për shtyp me secilin nga homologët.

 

 

Në këtë takim të rëndësishëm, Kosova do të përfaqsohet nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani.

 

 

Pas mbledhjes së Samitit, konferenca e parë për shtyp do të mbahet nga kryeministri Edi Rama, si pritës, presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, dhe kreu i Këshillit Europian Charles Michael.

 

 

Në konferencë për shtyp priten të dalin gjithashtu edhe presidenti francez, Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

 

 

Shqipëria do të presë të martën rreth 1000 mysafirë, përfshirë këtu delegacionet dhe pjesa më e madhe e tyre, mbi 500, përfaqësues të mediave të huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *