Subscribe

Tirana mirëpriti sot liderët e rajonit, të cilët u mblodhën në Pallatin e Kongreseve për tu bërë pjesë e samitit BE-Ballkani Perëndimor, me focus planin e rritjes ekonomike.

Pasi priti liderët, mes të cilëve edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe komisionerin për zgjerimin, Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama i hapi punimet e samitit me një thirrje për më shumë bashkëpunim mes vendeve të rajonit.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen e lirë të njëra-tjetrës e as mund të sigurohet mirëqenie për njerëzit tanë pa instrumentet e paqes e të bashkëpunimit përtej kufijve, përtej gjuhëve e përtej varianteve të ndryshme të historisë. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë ose mungesa e kësaj begatie do të na bëjë të humbasim paqen. Kështu funksionon Bashkimi Europian, kështu duhet të funksionojë Ballkani Perëndimor. BE është tanimë me e gatshme se kurrë të na ndihmojë që të bëhemi pjesë e konstelacionit të saj. Duhet të jemi ne tashmë më të gatshëm se kurrë të ndihmojmë veten për të mos e humbur këtë dritare të re të hapur mundësie”, tha Rama.

Mesazhet që përcolli komisioneri Varhelyi në fjalën e tij hapëse ishin për integrimin sa më të shpejtë ekonomik të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, duke përmbushur reformat.

“Tashmë për planin e rritjes të gjitha vendet e rajonit e kanë marrë në dorë, duan pronësinë e këtij plani, por që të ecim përpara na duhet që rajoni të ecë përpara vetë me shpejtësi dhe kjo do të thotë që të arrihen rezultate për ato reforma që në fakt e bëjnë këtë plan funksional dhe ky plan do të funksionojë në rast se ju aplikoni rregullat e Bashkimit Europian. Në rast se ju i prani të gjithë këto rregulla dhe pastaj mund të bëheni pjesë e tregut të vetëm edhe përpara se të bëheni shtet anëtar apo shtete anëtare”, u shpreh komisioneri.

Në drejtim të përmbushjes së reformave, Varhelyi njoftoi për vendet e rajonit do të akordohet edhe një fond prej 6 miliardë eurosh.

“Dëshiroj të shpreh këtu përpara jush sot është një dëshirë që e shpreh për partnerët tanë të institucioneve financiare, që përveç 30 miliardë eurove ne kërkojmë që ju të na jepni dhe një 6 miliardë tjetër euro që e sjell në fakt të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturore të BE për shtetet anëtare. Sigurisht dhe jo thjesht për trashëgiminë kulturore, por e kam fjalën për shembull për vendet e punës, për rritjen ekonomike. Duhet që të përshpejtoni punën, përpjekjet tuaja dhe duhet të tregoni shumë më të shpejtë se sa jeni treguar më parë”,  tha Varhelyi.

Plani i ri i rritjes ekonomike, vlerësoi kryeministr Edi Rama, është një domosdoshmëri për gjashtë vendet e rajonit për të zënë një vend në tryezën e Be dhe për tu dhënë qytetarëve një siguri për nevojat e tyre në të ardhmen. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *