Ish futbollisti I kombëtares Salvador Kacaj nuk I ka kursyer kritikat ndaj federatës shqiptarë në lidhje me organizimin e garës në kategorinë superiore.

 

Ai u shpreh në emisionin “Kampionet” në Vizion Plus se Partizani është një skuadër profesioniste në organizim që meriton të fitojë titullin kampion, por Kacaj shprehur dyshime se FSHF-ja të cilën ai e quan dhoma e tregtisë e futbollit shqiptar nuk do ta lejojë ekipin e kuq që ta fitojë këtë garë.

 

Kacaj shtoi më tej se Partizani këto vite është sulmuar dhe kjo gjë vazhdon të ndodhe edhe këtë vit.  Ish kandidati për drejtimin e FSHF pohoi se është rast I paprecedente dhe kundër rregullave të Uefa-s dhe Fifa-s që një anëtar I komitetit ekzekutov vendoset edhe në krye te Ligës Profesionistë ( rasti I Edvin Libohovës).

 

Duke u ndalur tek kombëtarja kuqezi, Kacaj tha se nuk ka fare interes ti ndjekjë ndeshjet përsa kohe në krye të kombëtares është marrë një trajner si Panucci I cili në një vit ka grumbulluar qindra lojtarë. Kacaj hedh akuza se Panucci është marrë në krye të kuqezinjve për të tjera qëllime.

 

Sipas ish lojtarit të njohur të viteve 90, Tiranë rrezikon të humbasë edhe stadiumin “ Selman Stërmasi”, pasi sipas tij ky impiant po bëhetg gati të prishet dhe aty mund të ndërtohet një kullë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *