Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë, Fation Pasholli është larguar nga detyra.
Pasholli tha për “Vizion Plus” se është dorëhequr për arsye personale.
Largimi i tij vjen skandaleve të njëpasnjëshme me sigurinë ushqimore, ku gjatë ditëve të fundit u zbulua se në treg kanë hyrë dhe janë konsumuar mish pule me salmonelë dhe luleshtrydhe me pesticide.
Mësohet se në vend të Fation Pashollit është emëruar Alketa Shaba, që deri tani ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU./vizionplus.tv





