Subscribe

Shërbimi i kardiokirurgjisë do të ofrohet për herë të parë edhe në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Duke nisur nga shtatori, do të kryhen ndërhyrjet kirurgjikale për të sëmurët kardiovaskularë, për të shkuar në kapacitetin e plotë gradualisht deri në fund të vitit.

 

REZART DEVEJA – MJEK

 

“Këtu është hera e parë që bëhet kardiokirurgji dhe nga janari i vitit të ardhshëm do jemi në kapacitet të plotë. Kjo do bëjë që sistemi i shëndetësisë publik të jetë në gjende të ofrojë shërbimin e duhur në një kohë sa më të shpejtë”

 

Gjatë inspektimit të këtij investimi, se bashku me kryeministrin Rama, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se në këtë departament do të realizohen mbi 400 operacione në vit.

 

“Përveç Shërbimit të Hemodinamikës, një shërbim i investuar rreth 5 vite më parë, tashmë dhe Shërbimi i Kardiokirurgjisë siguron që në momentin që futet në eficensë si shërbim, të realizojë mbi 400 ndërhyrje operatore në vit. Jemi në momentin që kemi përmbyllur investimin në sallën e operacionit, me të gjitha aparaturat përkatëse dhe me një reancimacion të ri”

 

Pjesë e ekipit të “Shefqet Ndroqit” do të bëhen edhe mjekë të rikthyer pas thirrjes se hapur në kuadrin e projektit “Gati për Shqipërinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *