Subscribe

Sekretari politik i PL-së për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, vijon prej rreth 1 viti betejën e tij në Gjykatën e Beratit me Pëllumb Salillarin dhe me kreun e Bashkisë Kuçovë,  Kreshnik Hajdarin, të cilët e kanë akuzuar për shpifje.

Tashmë krahu i djathtë i Ilir Metës në Qarkun e Beratit, Maliqi shpreh indinjatën e tij për këtë farsë, që ai vetë e etiketon si “telenovelë”.

“Vijon kundër meje telenovela e Salillarit dhe Hajdarit të Kuçovës, që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me nipër, krushq e firma ndërtimi kanë abuzuar në mënyrë marramendëse me taksat e qytetarëve. Unë e kam akuzuar Salillarin, jo vetëm këtu por edhe në SPAK, si abuzues, hajdut, bashkëpunëtor dhe shpërdorues i miliarda tenderave abuzive,jo vetëm në bashkinë e Kuçovës por edhe më gjerë”, shprehet Maliqi.

Duke përmendur disa nga tenderat korruptive që ka kryer Salillari në Bashkitë Kuçovë e Dimal, Lefter Maliqi ka deklaruar se ka prova të pakundërshtueshme që dëshmojnë edhe ndërhyrjen e Salillarit gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet bashkiake, ku ai ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës.

I indinjuar nga kjo situatë, Maliqi deklaron se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit Berat nuk ka koopetenca të gjykojë një çështje që është duke u gjykuar njëkohësisht nga SPAK.

“Unë kam edhe provat e nevojshme për çdo akuzë që kam bërë kundër Salillarit dhe sot i kërkova Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit Berat “mos kompetencë”, pasi të njëjtat çështje po shqyrtohen edhe në SPAK. Jam thirrur disa herë në Gjykatën e Beratit, kam që në muajin korrik e deri tani, për fyerje e shpifje. Kjo telenovelë vazhdon me Salillarin dhe avokatin e tij, dikur gjyqtar, i dalë nga sistemi pas fillimit të Vettingut”, ka thënë Maliqi./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *