Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, Ervin Salianji zhvilloi një takim me Kryesinë e PD në Korçë.

 

Mbledhja, argumentoi Salianji, ishte për të intensifikuar edhe më shumë takimet me qytetarët, si dhe për të qenë sa më pranë tyre.

 

“Mbledhja ishte për të intensifikuar edhe më shumë takimet me qytetarët për të bërë të mundur më tepër praninë e deputetetëve por edhe strukturave të PD pranë qytetarëve, për të ngritur sa më shumë problematikat masive të shprehura nga qytetarët gjatë fushatës  dhe pas saj, për  të qënë sa më pranë tyre si partia e vetme që ka interes primar, interesin publik dhe atë të qytetarëve. Për të denoncuar cdo lloj abuzimi duke nisur nga Niko”tritoli” që si ministër i Bujqësisë helmoi qytetarët, si ministër i Mbrojtjes i shërben kompanive klienteliste për të vazhduar më tej me gjithë keqqeverisjen dhe gjithë abuzimet që kanë shkaktuar varfëri, braktisje të vendit nga ana e të rinjëve dhe mungesë të shpresës që padyshim është detyrë thelbësore PD dhe ekipit të saj për të qenë më pranë tyre dhe për të bërë të mundur që luftën me regjimin dhe shkurtimin e tij ta bëjmë të mundur 1 orë e  më parë duke qënë më shumë pranë qytetarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *