Subscribe

Opozita i ka dhënë fund aksionit të saj 5-mujor në Parlament duke i hapur rrugë normalitetit në Kuvend. Marrëveshja mes Rithemelimit dhe mazhorancës është finalizuar sot në Konferencën e Kryetarëve me ngritjen e dy Komisioneve Hetimore. Por a ishte ky fundi i duhur një beteje të gjatë për të drejtat kushtetuese të opozitës?

Për të folur lidhur me këtë çështje, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me moderatoren Frida Mavriqi, deputeti demokrat Ervin Salianji.

Lexo edhe :

Related Posts

-Konferenca e Kryetarëve miratoi sot ngritjen e dy komisioneve hetimore. A ishte kjo ajo që priste opozita pas disa muajve bllokim të Parlamentit?

Salianji: Kjo është një marrëveshje mes PD dhe PS dhe nuk ka të bëjë me asnjë emërtim tjetër në gjithçka që ka të bëjë me grupet parlamentare apo me partinë. Së dyti mendoj që marrëveshja e arritur nuk sjell asgjë për Partinë Demokratike dhe nuk sjell asgjë për interesin publik. Është një marrëveshje të cilën ne e kemi refuzuar, ne nuk mund të bëjmë sikur kemi sukses për vende apo komisione të cilat me ligjin e ri kemi refuzuar vetë të marrim pjesë. Edi Rama dhe këtë herë është me hile, siç mendoj se do të jetë përherë. E rëndësishme është që të na njohin qytetarët dhe të marrim mbështeten e votat e tyre, jo të na njohë Edi Rama. Kjo e ul paksa besueshmërinë e opozitës, por do të na duhet më shumë punë për t’u rikuperuar tani e mbrapa.

-Në perceptimin tuaj, kush fiton nga kjo marrëveshje dhe si e shikoni ju të ardhmen e opozitës?

Salianji: Mendoj që nga kjo marrëveshje nuk ka fitues, por nuk fiton ajo që ne e kemi pasur kauzë prej kohësh, rikthimi në shinat e kushtetueshmërisë të parlamentit dhe nga ana tjetër rruga që unë mendoj se duhet të ndjekim, është rruga e përballjes së fortë me Edi Ramën. Perceptimi është i tillë, që ne kemi bërë një marrëveshje me të dhe dëmton besueshmërinë te demokratët. Ne me aksionin 5-mujor kemi arritur të bindim qytetarët që kjo është një opozitë ecila nuk mund të shitet dhe nuk mund të blihet si më parë, por besueshmëria në ktë rast ulet pak dhe unë jam kundër. Nuk ka asnjë lëshim nga ana e Edi Ramës.

-Një nga Komisionet Hetimore është edhe ai për konçensionin e sterilizimit. Çfarë mund të sjellë të re ky komision kur SPAK e ka kopsitur dosjen për këtë çështje?

Salianji: Nuk besoj se mund të sjellë gjë të re në hetime, sepse hetimi parlamentar dhe hetimi i Prokurorisë janë dy gjëra të ndryshme, por komisionet hetimore padyshim që nxjerrin përgjegjësa. Unë besoj se do të çojë përgjegjësit dhe do të  hetojë deri në fund nga ana parlamentare për përgjegjësit në nivelin më të lartë dhe do të bëjë të mundur të merren nisma ligjore që do të kufizojnë që të ndodhin situata të tilla në të ardhmen. Në kët këndvështrim mendoj që Edi Rama i vonoi dhe nuk i dha komisionet hetimore për të lënë kohën e duur për tu mbyllur në drejtësi dhe për të diskutuar që komisionet hetimore nuk patën sukses.

-Ju keni akuzuar grupimin e Lulzim Bashës për pazare me Ramën, por sot kemi një marrëveshje të Rithemelimit me mzhorancën. Kush është në pazar në këtë situatë?

Salianji: Shikoje qëndrimin e Bashës që thotë “u shit revolucioni” për të kuptuar mendësinë e tij. Ai gjithçka e sheh si shitje dhe si blejre. Në këtë sens ai është i shitur dhe i blerë./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *