Politikë
Salianji dorëhiqet si sekretar grupi i PD: Zbres në terren për të organizuar protestat

Ervin Salianji ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante si sekretar I grupit parlamentar i Partisë Demokratike.
Reklamë
Nëpërmjet një postimi në facebook vetëm një ditë pasi ai rezultoi humbës në garën për kryesinë e re të PD, Salianji shkruan se doreheqja edhe nga pozicioni I sekretarit të grupit është një përpjekje për të vendosur një standart përgjegjësie edhe brenda partisë.
Ky pozicion , shkruan Salianji duhet të vendoset nga kryesia e re, prandaj edhe ai ka dhënë doreheqjen.
Megjithatë ai në fund premton se do të vazhdojë të jetë shumë aktiv, madje do të zbresë në terren për të organizuar protestat për rrezimin e qeverisë, që është edhe prioritet i PD.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




