Sali Shehu është mandatuar nga Asambleja Kombëtare e FRD-së, për të drejtuar këtë forcë politike në zgjedhjet e 25 prillit.

Asambleja Kombëtare e FRD-së u mblodh këtë të premte, raporton Vizion Plus, nisur nga zhvillimet e rëndësishme të pak ditëve më parë kur kjo force politike iu atashua koalicionnit opozitar “Aleanca për Ndryshim”, cka pasoi edhe me ndryshimin e kreut të partisë.

Bamir Topi dha dorëheqjen nga drejtimi i FRD-së, vendim që u miratua nga Asambleja Kombëtare në mbledhjen e kësaj të premteje.

Po ashtu Asambleja miratoi propozimin e anëtareve që kjo force politike të udhëhoqet të paktën deri në zgjedhjet e 25 prillit nga z.Sali Shehu që deri tani ka qënë Sekretar i Përgjithshëm.

Shehu tha se Aleanca për Ndryshim është e vetmja alternativë e integrimin të Shqipërisë në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *