Para viteve 90-të Doktor Ylli Ziçishti dhe Sali Berisha ndanin auditoret e mjekësisë, i pari student dhe i dyti pedagog, e më pas u bënë kolegë në spital.
Por pas viteve 90-të Ziçishti dhe Berisha përgjatë periudhës 2013-2017-të ishin përballë njëri-tjetrit si kundërshtarë politikë.
I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Doktor Ziçishti ka rrëfyer marrëdhëniet e tij me Sali Berishën.
I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse Berisha ishte më i mirë si mjek apo si politika, Ziçishti duke qeshur ka thënë se gjithmonë si mjek.
Pjesë nga biseda:
Ziçishti: Saliun unë kam njohur që në Fakultet, na ka dhënë Fizioterapi. Saliun e kisha edhe mësues kujdestar. Saliu ishte njeri studioz. Ne që e shihnim, Saliu shkonte i pari dhe dilte i fundit nga salla e studimit. Ne kishim repsekt. Në punë ishim bashkë, ishte më ndryshe nga të tjerët, kishte kokën e vet. Por para shefave tanë nuk vinim njeri. Para Petrit Gaçesh nuk vinim njeri.
Borakaj: Berisha ishte më mirë si mjek, apo si politikan?
Ziçishti: Si mjek, ça politikan.
Borakaj: Ju tha gjë kur ju pa si politikan në 2013-ën?
Ziçishti: Vetëm mua më takonte. /Vizionplus.tv/