Subscribe

Pas kritikave të adresuara në emër të Emiriana Sakos, nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kryebashkiakja ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku nëpërmjet një video tregon se pas Igli Carës fshihet Meta dhe Berisha.

 

EMIRIANA SAKO

KRYETARE E BASHKISË DURRËS

“Igli Carën unë nuk e njoh, emrin e tij e kam dëgjuar dikur si njeri që shiste vende pune kur PD-ja ishte në pushtet. Por për këtë nuk kam asnjë provë. Ndërsa prova se Igli Cara është vetë një politikan i vjetër, i cili i shitet padronit të radhës dhe nuk meriton të merret seriozisht, është para syve të gjithë durrsakëve. Deri dje ai ishte marioneta e Lul Bashës, sot ai është marioneta e Sali Nongratës dhe Ilir Floririt, të cilët s’kanë asnjë lidhje me të ardhmen e Durrësit.”

 

Akuzat e kryetares së bashkisë nuk kanë lënë jashtë vëmendjes edhe portin e Durrësit, i cili sipas Sakos kërkohet të merret peng nga Partia Demokratike.

 

EMIRIANA SAKO

KRYETARE E BASHKISË DURRËS

“Ata e kanë hedhur Igli Carën në fushë për t’u hedhur hi syve të durrsakëve dhe për ta marrë Durrësin peng. Për të marrë peng Portin e ri Turistik, Portin e ri tregtar në Porto Romano, hekurudhën e re Durrës-Tiranë dhe vetë të ardhmen e Durrësit që sot me mbështetjen e Kryeministrit dhe deputetit tonë Edi Rama, ka hyrë në një kapitull historik transformimi ekonomik, urban dhe social.”

 

 

Emiriana Sako kandidon për një mandat të dytë si kryetare bashkie në qytetin bregdetar të Durrësit, përballë Igli Carës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *