E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Sako braktis Komisionin e Inceneratorëve/ Tabaku: Do ta kallëzojmë në SPAK

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako është larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor për çështjen e inceneratorëve, ku ishte thirrur për të dëshmuar se çfarë masash janë marrë për menaxhimin e mbetjeve.

 

Ajo u shpreh se venddepozitimi i Porto Romanos ishte një “gangrene” dhe se sot është kthyer në një park.

 

Reklamë

Pas braktisjes së mbledhjes, kryetarja e komisionit, Tabaku paralajmëroi se do të depozitojë një kallëzim në SPAK për Sakon, me pretendimin se refuzoi të dëshmojë.

 

“Arroganca dhe injoranca në nivel maksimal, unë nuk kam më punë në këtë komision, jeni komplet jashtë objektit të komisionit hetimor”, u shpreh kryebashkiakja.

 

“Refuzimi për të dëshmuar përben vepër penale, një padi për zonjën Emirajana Sako”, deklaroi Tabaku.

Më shumë video

Reklamë