Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zhvendosur përballjen e tij me drejtësinë në gjykatën e Elbasanit,
Përmes avokatëve mbrojtës, Tahiri kërkon njohjen e dënimit të dhënë më datë 19 shator 2019 nga gjykata e shkallës së parë me tre vite shërbim prove.
Ish-ministri pretendon se e ka zbatuar atë dënim, duke mbajtur çdo ditë kontakte me oficerin e policisë gjyqësore, deri në dhënien e vendimit nga apeli më 4 shkurt të këtij viti, ku dënimi iu ndryshua me 3.4 vite burg.
Nëse kërkesa pranohet, Saimir Tahiri do të përfitojë ulje të dënimit me të paktën 1 vit e 6 muaj. Kërkesa do të shqyrtohet me 10 tetor nga gjyqtari elis dine.
Prej 8 muajsh, ish-ministri po vuan dënimin në burgun e Kosovës në Lushnjë, pasi u gjet fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa vijon betejën për pafajësi në gjykatën e Lartë.