Subscribe

Arrestimi i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri ende vijon të përbëjë interes.

 

Një dokumentar investigativ italian me temë narkotikët shqiptarë nga Carmen Vogani, Lorenzo Giroffi dhe Marco Carta kanë arritur të sigurojnë një rrëfim të ish-ministrit Tahiri pak ditë para se ai të arrestohej nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

 

Ky rrëfim është regjistruar pa dijeninë e Tahirit, i cili ndër të tjera shprehet se nëse ai do të ishte i korruptuar nuk do të kërkonte ndihmë nga vendet europian për të luftuar trafikun e drogës.

 

SAIMIR TAHIRI

 

ISH-MINISTRI I BRENDSHËM

 

Nëse do të isha i korruptuar nuk do të vija në Itali për të kërkuar nga Guardia di Finanza të dyfishojë mbikalimet për të monitoruar territorin. I kërkova të gjitha vendeve evropiane të na ndihmojnë të luftojmë trafikun e drogës”.Më vunë bombat dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, marihuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”, tha ish-ministri i Tahiri per dokumentarin italian.

 

Dokumentari thekson se pak ditë pas intervistës ish-ministri Tahiri përfundoi në burg pasi u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj.

 

Ai fillimisht u akuzua për lidhje me një grup kriminal, konkretisht per lidhje me dy anëtarë të organizatës, vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj, i pari i arrestuar në Itali. Habilajt janë të afërm të ish-ministrit, emri i të cilit ka dalë disa herë në përgjimet e kryera nga hetuesit italianë.

 

Dokumentari invetigativ italian do të transmetohet këtë të shtunë në orën 21:25, në NOVA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *