Subscribe

Nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha, i cili u vra dje në krye të detyrës, është shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim qeverie.

 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se familjarët do të trajtohen menjëherë financiarisht nga shteti, ndërkohë që dy djemtë e tij do të marrin një pagë prej 170% të asaj që ka pasur nënkomisari.

 

“Siç e dini, dje humbi jetën në mënyrë tragjike në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha. Morëm vendimin ëpr shpalljen ‘Dëshmor i Atdheu’ nënkomisar. Qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve. Me marrjen etitullit, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që miratuam në mbledhjen e parë të kësaj qeverie ato do të trajtohen, posaçërisht fëmijët si fëmijë në përkujdesje të Republikës. Në asnjë moment gjatë gjithë jetës së tyre nuk do i mungojë përkujdesja nga shteti. Kjo do të  thotë  se fëmijët do të marrin një trajtim deri në 18 vjeç dhe nëse vijojnë shkollën e lartë deri në 25 vjeç do të marrin pagë prej 170% të pagës së nënkomisarit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *