Presidenti i Kukesit Safet Gjici i ftuar ne emisionin “Kampionet” ne Vizion Plus e vleresoi maksimalisht tryezen e aktoreve te futbollit me qeverine kunder dhunes dhe per reformat modernizuese ne kete sport.

Gjici vleresoi ne menyre te vecante perfshirjen dhe rolin e kryeministrit Rama per te zgjidhur disa problematika jetike ne futbollin shqiptar.

 

Prej 10 vjetesh që unë kam në sport nuk e kemi pasur një takim të tillë kaq gjithepërfshirës. Ishte një seriozitet I jashtëzakonshëm. Ka ardhur koha që vërtet të zgjidhim problemet e sportit. Gjej rastin të falenderoj Ramën sepse e ka marrë seriozisht këtë reforme. Ka ardhur koha për një reforme të tillë.Kishte ardhur koha për tu bërë kjo mbledhje. Ne vetë si klube e kerkuam këtë gjë pasi mendojmë se pa polici nuk zhvillojmë dot ndeshje.  

 

Presidenti i Kukesit tha se futbolli shqiptar ka nevoje te formalizohet ndersa ata qe financojne duhet te marrin mbrapa lehtesira fiskale.

 

“Pothuajse të gjithe klubet, perjashto Partizanin, nuk e dime se cfarë janë. Kjo pasi nuk kemi formalizim të sportit. Janë formuar disa shoqëri, por pavarësisht se janë investime të mëdha, nuk kemi lehtësira fiskale. Ligji për sportin në Kosovë është më I mirë sesa këtu tek ne. Besoj se brenda 100 ditësh do kemi një zgjidhje.”

 

Gjici shtoi me tej se nuk e kishte imagjinuar kurre se do te perplasej me probleme te tilla ne momentin qe vendosi te financoje tek Kukesi 10 vjet me pare.

 

Përvec lehtësirave fiskale që si kemi parë, mua më ka shqetësuar shumë dhuna në futboll. Për një gur ne europë unë kam humbur 300 mijë euro në total, shto edhe faktin që jemi eleminuar. Ne si klub kemi informacion pershembull eshte se tifozët që gjuajten kundër Legias së Varshavës nuk ishin tanët, por të ekipeve të tjera.Nuk I dija këto probleme kur u futa tek Kukësi, thjesht për pasion dhe nga thirrja që na u bë për tgë ndihmuar vendilindjen tonë.Nisa të investoj kur u futëm në superligë. Nuk është se kemi parë fitim nga investimi në futboll edhe pse kemi dalë në Europë.

 

Safet Gjici u shpreh besimplote se brenda një afati 100 ditor për të zgjidhur gjërat.

 

“Ne kerkojme te behen ato gjera qe u preken sot edhe presidenti i federates. Jo pa qellim sot lame nje afat 100 ditor. Duhet patjeter qe ne nisje te sezonit te ardhshem, te gjitha klubet duhet te formalizohen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *