Për herë të parë pas përpasjes mes dy institucioneve më të larta të drejtësisë në vend, drejtuesi i Gjykatës së Lartë është përgjigjur në lidhje me zevendësimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Në konferencën për analizën vjetore, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi shpjegoi arsyet e shpalljes vakant të kreut të Kushtetueses, duke i dhënë fund kështu mandatit të Holta Zaçajt në mars të 2025.
Referuar stokut të dosjeve të mbartura ndër vite, Sadushi u shpreh optimisht duke thënë se ka një ulje të ndjeshme të tyre.
“Puna voluminoze prej 32.393 vendime të dhëna në katër vjet evidenton dukshëm tejkalimin e backlogut, i cili aktualisht është ulur në 18,665 çështje. Për vitin 2024 janë dhënë 7639 vendime gjyqësore, nga të cilët 2875 vendime i përkasin Kolegjit Civil, 2591 vendime të Kolegjit Administrativ dhe 2173 vendime të Kolegjit Penal”, tha Sadushi.
Ndër të tjera kreu i Gjykatës së Lartë tha se për këtë vit janë regjistruar 2448 çështje të reja dhe në këtë shifër duhej të ishte sipas standardit ndërkombëtar edhe numri i vendimeve gjyqësore, ndërkohë që janë dhënë 7639 vendime, ose 3 herë më shumë se norma e rendimentit për gjyqtar./vizionplus.tv





