Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini, ka qetësuar qytetarët pas alarmeve të dhëna për situatën e virozave në vend.
Në një lidhje me emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, tha se aktualisht në vend po qarkullojnë disa viruse por nuk ka vend për panik.
Ajo tha se ndodhemi në sezonin e gripit dhe virozave, por situata është nën monitorim dhe nën kontroll.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si është situata në Shqipëri?
Tomini: Jemi në sezonin e dimrit, situata epidemiologjike përvijon normale për sezonin. Kemi qarkullim të disa virozave respiratore, kemi Covid 19, pa përjashtuar edhe viruse apo miniviruse të tjerë. Sigurisht që është një situatë që po monitorohet në nivel kombëtar.
Borakaj: Kush nga virozat është më agresive?
Tomini: Karakteristikat virologjike të gripit dhe respirator. Nuk duhet mohuar fakti që Covid 19 pati një zbehje, duke u përshtatur me virusët e tjerë. Pas vitit 2020 sundoi Covid 19. Ndërkohë virusi i gripit ka ardhur me të njëjtat karakteristuika. Virusi respirator duket se ka një agresivitet.
Borakaj: Është situata e menaxhueshme, ka vend për alarm?
Tomini: Sigurisht që duhet qetësi. Promovimi që Kina bëri për virusin solli një alert mediatik. Situata është brenda aktivitetit sezonal normal. Duhet theksuar që duhet kujdesi ndaj funksioneve respioratore.





