“Sa gjini kanë shqiptarët?”, kjo është tema e emisionit QUO VADIS e moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
E ftuar sociologia Eva Sinanaj tha se vazhdimësia e shoqërisë shqiptare është një çështje me rëndësi kombëtare, dhe sipas saj kjo është një kauzë që i prek të gjithëve.
Sinanaj theksoi gjithashtu se kurikula arsimore lë hapësirë për interpretim. Ajo rikujtoi se për shoqërinë shqiptare familja mbetet e pazëvendësueshme, dhe familja ka një burrë dhe një grua.
“Ne kemi thënë se kemi burrë e grua, por kemi edhe komunitetin që ka lindur me seksin mashkullor, por ndihet grua. Nuk e kemi akoma shkencërisht të qartë nëse transformimet apo dëshirat seksuale i kemi të lindura apo të fituara. Shoqëria shqiptare ka shumë të rëndësishëm vazhdimin e saj, dhe kjo është një kauzë që na prek të gjithëve. Kurikula arsimore ka vende për interpretim. Por le të fillojmë me ca klasa empatie, të pranojmë veten, të pranojmë tjetrin. Ne, ngadalë-ngadalë, do t’i përqafojmë këto ndryshime, por ku po na çojnë këto ndryshime? Ne e kemi të rëndësishme familjen, dhe familja ka një burrë dhe një grua”, tha Sinanaj.
/vizionplus.tv





