E martë, 22 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rutte: Rusia është kërcënimi afatgjatë për territoret e vendeve të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte theksoi të mërkurën se i takon Rusisë, jo Ukrainës, të avancojë negociatat që synojnë t’i japin fund luftës, pas kritikave të Presidentit të SHBA Donald Trump ndaj homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ka diçka në tryezë tani, mendoj unë, dhe ukrainasit janë me të vërtetë në lojë. Unë mendoj se topi është qartë në fushën e Rusisë”, i tha Rutte një gazetari pas takimit me Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ai gjithashtu theksoi se të gjithë në NATO janë dakord se Rusia është “kërcënimi afatgjatë” për territoret e vendeve të Aleancës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë