E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, disa të vrarë e dhjetëra të plagosur në disa qytete

Në kohën kur priten bisedime mes kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky në Uashington, Rusia nuk i ka ndalur sulmet ajrore.

Si pasojë të paktën 7 persona kanë vdekur dhe 20 janë plagosur në Kharkiv nga një goditje me dron në një ndërtesë pesëkatëshe banimi.

Ndërsa në Zaporizhia 3 civilë u vranë, ndërsa  20 të tjerë janë lënduar.

Rusia po ashtu sulmoi edhe rajonin jugor të Odesës, duke shkaktuar zjarr në një fabrikë karburantesh.

Reklamë

Sipas Presidentit Zelensky, rusët po vrasin qëllimisht njerëz, veçanërisht fëmijë, për të dëmtuar procesin e negociatave.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë