E shtunë, 10 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia sulmon Kievin me raketa. Ukraina në alarm pas goditjeve që ndodhën edhe në zona të tjera

Të paktën dy njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur mëngjesin e kësaj së premteje në një valë të madhe bombardimesh ruse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev dhe në rajonin jugor Herson.

Shpërthimet erdhën menjëherë pas një paralajmërimi të ushtrisë se raketat ruse balistike po i drejtoheshin Ukrainës nga Veriu i vendit.

Reklamë

Pas valës së sulmeve autoritetet konfirmuan të paktën 8 raketa balistike hipersonike që goditën vetëm Kievin.

Ndërkohë Sirenat e alarmit u dëgjuan në të gjithë Ukrainën për të paralajmëruar qytetarët për rrezikun.

Reklamë

Sulmet gjatë natës goditën gjithashtu qytetin juglindor të Kryvyi Rih, duke dëmtuar rëndë një ndërtesë dykatëshe dhe duke plagosur gjashtë persona.

Sulmet me raketa kinzhal dhe iskander  erdhën vetëm pak orë pasi presidenti Vladimir putin sfidoi perëndimin në një duel raketor mbi hapësirën e Ukrainës.  Pas këtyre komenteve, Volodymir Zelensky tha se Putin ishte një njëri i pa arsyeshëm dhe i çmendur.

Përveç duelit raketor, Putin tha një ditë më parë se duhet ta kishte pushtuar Ukrainën shumë më herët, dhe se lufta e ka forcuar tej mase shtetin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë