E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia sulme intensive në Ukrainë, viktima dhe të plagosur, goditet infrastruktura energjitike

Forcat ruse kanë nisur një valë sulmesh intensive me raketa gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte në Ukrainë.

Si pasojë, katër persona mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur pas shënjestrimit në banesat e tyre duke përfshirë në kryeqytetin Kiev, rajonet Dnipro, Kharkiv dhe Donetsk.

Reklamë

Sulmet prekën gjerësish infrastrukturën energjitike duke lënë pa energji dhe ngrohje mijëra banorë mes temperaturave të ulëta që kanë prekur vendin.

Presidenti Zelensky reagoi këtë mëngjes duke thënë se temperaturat minus nuk do ta ndihmojnë rusinë të fitojë luftën.

Reklamë

“Çdo sulm i tillë kundër jetës është një kujtesë se mbështetja për Ukrainën nuk mund të ndalet. Raketat për sistemet e mbrojtjes ajrore nevojiten çdo ditë, dhe veçanërisht gjatë dimrit. Bota mund t’i përgjigjet këtij terrori rus me paketa të reja ndihme për Ukrainën. Ne presim përshpejtimin e dërgesave të dakordësuara tashmë me Amerikën dhe Evropën, tha Zelensky.

Bombardimet ruse në Ukrainë janë intensifikuar këtë fillim viti pavarësisht përpjekjeve amerikane për të arritur paqen mes dy vendeve.

Katër ditë më parë, Moska dërgoi qindra dronë dhe raketa në një sulm në shkallë të gjerë dhe për herë të dytë gjatë gjithë luftës, përdori një raketë hipersonike  gjë që u duk të ishte një paralajmërim i qartë për aleatët e Kievit në NATO se nuk do të tërhiqet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë