Edhe pse duket se Rusia ka zgjedhur diplomacinë për të zgjidhur çështjet me perëndimin, zyrtarët e NATO-s shprehen se nuk kanë parë shenjë tërheqjeje të trupave ushtarake, përkundrazi, ata po shtohen. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, në një konferencë për shtyp pas takimit me ministrat e mbrojtjes deklaroi se aktualisht Evropa po përballet me një krizë sigurie.

 

JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PËRGJITHSËM I NATOS-SË

 

“Ministrat e mbrojtjes janë takuar për të diskutuar mbi rritjen e vazhdueshme të trupave ruse në kufirin e ukrainës. Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në Ukrainë, por tashmë e dimë se ka një krizë të sigurisë në Evropë. Ka shenja nga Rusia se diplomacia duhet të vazhdojë, por deri më tani ne nuk shohim ndonjë shenjë të de-përshkallëzimit në terren.Asnjë tërheqje e trupave apo pajisjeve. Kjo sigurisht mund të ndryshojë. Por tani për tani Rusia mban një forcë masive pushtuese të gatshme për të sulmuar me aftësi të larta nga Krimea në Bjellorusi. Ky është përqendrimi më i madh i forcave në Evropë që nga Lufta e Ftohtë.”

 

Nato, sipas Stoltenberg, i ka dërguar një letër zyrtare Kremlinit ku ka prezantuar propozimet konkrete për kontrollin e armëve. Zyrtari i lartë sqaroi gjithashtu edhe një prani më të madhe  të aleancës në lindje. Ndërkohë qe  Shqipëria është e gatshme të shtojë forcat e saj ushtarake në vendet baltike.

 

JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PËRGJITHSËM I NATOS-SË

 

“NATO i ka dërguar Rusisë propozime konkrete në letër për transparencën dhe kontrollin e armëve. NATO nuk është një kërcënim për Rusinë dhe hapat që ajo po ndërmerr janë thjeshtë “mbrojtëse”. Aleanca është e gatshme të ulet me Rusinë dhe të adresojë çështje të ndryshme.Ndërtimi masiv i trupave  i kombinuar me retorikën kërcënuese,  së bashku me historikun e Rusisë duhet të merret seriozisht.Kjo është arsyeja pse në mënyrë mbrojtëse ne po rrisim praninë tonë në Lindje.”

 

Më herët, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden deklaroi se një sulm rus ndaj Ukrainës është ende i mundshëm, ndërsa  i bëri thirrje homologut rus që të zgjedhë rrugën e dialogut.

 

JOE BIDEN

“Lufta e Dytë Botërore ishte një luftë e domosdoshme. Por nëse Rusia sulmon Ukrainën, kjo do të ishte një luftë zgjedhjeje, ose një luftë pa kauzë dhe arsye. I them këto gjëra jo për të provokuar, por për të folur të vërtetën, sepse e vërteta ka rëndësi. Llogaridhënia ka rëndësi. Nëse Rusia sulmon në ditët dhe javët në vazhdim, kostoja njerëzore për Ukrainën do të jetë e pamatë, dhe kostot strategjike për Rusinë do të jenë gjithashtu të jashtëzakonshme. Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë, do të përgjigjen me vendosmëri”.

 

Një ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin tha se ishte gati për negociata me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s për vendosjen e raketave dhe për stërvitjet ushtarake në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *