Subscribe

Një ditë pasi Tirana shpalli non grata diplomatin rus Alexey Krivosheev, Sekretar i Parë në Ambasadën e Rusisë në Tiranë, pasi sipas njoftimit te Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ai kishte shkelur vazhdimisht rregullat anticovid, ka reaguar Moska zyrtare.

 

Në një koment për agjencinë e lajmeve Ruse RIA Novosti, Zv. Ministri i Jashtëm Aleksander Grushko, e ka cilësuar këtë ngjarje si provokim, që nuk do të mbetet pa përgjigje.

 

“Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe natyrisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje. Një nga parimet kryesore në diplomaci është reciprociteti, askush nuk e përjashton atë,”

 

Ndërkaq, më herët po në një reagim për të njëjtën agjencie lajmesh, Ambasada Ruse në Tiranë i ka cilësuar si të pabazuara të gjitha akuzat e ngritura dhe ka akuzuar për shkelje të praktikave ndërkombëtare.

 

“Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të dhëna në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se publikimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit tonë bie në kundërshtim të ashpër me praktikën e vendosur ndërkombëtare.”

 

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria shpall non grata diplomat të huaj. Në vitin 2018, ishin dy diplomat rus sërish që u shpallën të padëshiruar, pas Rastit Skripakl, ndërkohë në 2018 dhe 2020, 4 diplomat Iranian, mes tyre edhe vet ambasadori u shpallën si persona non grata , për shkak të aktiviteteve të tyre që binin ndesh me atë të diplomatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *