Rusia e ka bërë të qartë se nuk tërhiqet nga sulmet në Ukrainë ndërsa bombardimet dhe lufta me raketa janë intensifikuar në zonat strategjike të prodhimit të energjisë elektrike.

 

Në orët e para të kësaj të premteje u godit një objekt në afërsi të centralit bërthamor më të madh në Evropë, i cili gjendet rreth 550 kilometra në juglindje të kryeqytetit Kiev dhe rreth 525 km në jug të Çernobilit.

 

Flakët në Zaporizhia janë shuar ndërsa forcat ruse kanë marrë nën kontroll centralin. Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare të energjisë atomike bëri të ditur se do të negociojë me Ukrainën dhe Rusinë në Çernobil, për të garantuar sigurinë e uzinave bërthamore të Ukrainës.

 

 

RAFAEL GROSSI

DREJTOR I PERGJITHSHEM, ANEA

“Ndërtesa e goditur në Zaporizhia nuk ishte pjesë e reaktorëve të uzinës, por një objekt trajnimi në afërsi. Dy persona janë plagosur ndërsa nuk ka pasur asnjë rrjedhje të materialit radioaktiv. Sistemet e zonës për matjen e rrezatimit janë plotësisht funksionalë. Nga gjashtë reaktorët në central, vetëm njëri funksionon me rreth 60 për qind të kapacitetit. Megjithatë situata vazhdon të jetë jashtëzakonisht e tensionuar dhe sfiduese.”

 

 

Ukraina ka katër termocentrale bërthamore aktive, që sigurojnë rreth gjysmën e energjisë elektrike të vendit, si dhe depo të mbetjeve bërthamore si ai në Çernobil.

 

Presidenti Volodimir Zelenski në një deklarate urgjente nga Kievi, paralajmëroi për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

 

 

VOLODYMYR ZELENSKIY

PRESIDENT I UKRAINES

“Evropianë, ju lutem zgjohuni, u thoni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë. Ne po luftojmë kundër një armiku të fuqishëm që është më i madh se ne por që është mijëra vite dritë larg njerëzve normalë që kanë dinjitet. Përjetuam një natë që mund të kishte ndaluar historinë e Ukrainës dhe atë të Evropës. Armiku e di shumë mirë se ku gjuan. Ky është një terror i një niveli të paparë.”

 

Sulmet raketore nuk lane lënë pa prekur as shtëpinë e Zelenskit. Në pamjet  e publkuara në rrjetet sociale shihet raketa në oborrin e shtëpisë së presdentit ukrainas, por që fatmirësisht nuk shpërtheu. Ndërkohë, mediat ndërkombetare bënë me dije se të paktën tre komandantë rusë  u vrane këte të premte. Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktivizuan ekipin e reagimit bërthamor ndërsa Ukraina i kërkoi Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të ndihmojë urgjentisht në krijimin e korridoreve humanitare.

 

Teksa falënderoi vendet perendimore që dërguan municion dhe armë Ministri i Jashtëm ukrainas në një video të postuar ne rrjetet sociale kerkoi shtimin e  ndihmës. “ Unë jam  bindur se do të vijë një moment kur Evropa do të jete e gatshme të na ofrojë çdo gjë që na nevojitet për të ndaluar Putin” u shpreh ministri ukrainas.

 

Mijëra njerëz kanë nevojë urgjente për evakuim pasi në vendbanimet e tyre ka mungesë të ushqimit, ujit, barnave si dhe energjisë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *