Rusia ka shënjestruar edhe mbrëmjen e kësaj të marteje infrastrukturën e Ukrainës. Sulmet me raketa këtë herë prekën rajonin perëndimor të Lvivit të Ukrainës. Maksym Kozytskyi, kreu i administratës ushtarake rajonale të Lviv, tha se fragmentet e raketave ranë në ndërtesa banimi dhe një supermarket.

 

Autoritetet vendase raportojnë se më shumë se njëqind apartamente u dëmtuan dhe një kopsht fëmijësh u shkatërrua, por nuk pati viktima. Megjithatë, të paktën katër persona po marrin ndihmë mjekësore.

 

Shtëpitë në fshatrat Stavchany dhe Sukhovolia u dëmtuan gjithashtu, ndërsa banorët e zonës pësuan lëndime të lehta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *