Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
03 June 2026
Vizion fokus

Shqetësimet e investitorëve të huaj të fokus të programit...

“Për çdo ditë vonese ka penalitete”, konflikti në Aeroportin...

“Përfaqësoj vullnetin e mbi 800 mijë shqiptarëve”, Rama: Ata...

Zvërneci, Rama: Hetimet e SPAK do u japin fund...

Ibrahimaj: Vilat qeveritare në Vlorë dhe Velipojë do menaxhohen...

Zjarr në një hotel në Indi, të paktën 21...

“Protesta, e orkestruar nga jashtë”, Rama bën të qartë...

Protesta në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë...

Meta lë sërish qelinë, pret ngushëllime për babain! Leja...

Zjarret gjatë verës, BE aktivizon kapacitetet me 777 zjarrfikëse,...

Rusia bombardon Odesën: Vritet një person dhe plagosen 19 të tjerë, dëmtohet katedralja

23 Korrik 10:26

Një person është vrarë dhe 19 të tjerë janë plagosur, përfshirë katër fëmijë, nga një sulm i fundit rus me raketa në qytetin-port ukrainas të Odesës, kanë njoftuar zyrtarët ukrainas, më 23 korrik.

 

Një katedrale ortodokse është dëmtuar rëndë nga sulmi ushtarak rus i natës, ka thënë Oleh Kiper, guvernator i rajonit jugor të Odesës në Ukrainë, përmes një njoftimi në platformën Telegram.

 

“Odesa: një tjetër sulm nate nga përbindëshat”, ka shkruar Kiper.

Ushtria e Rusisë ka kryer sulme ndaj Odesës dhe qendrave tjera ukrainase të eksportimit të ushqimit gjatë javës së kaluar, pasi Kremlini është tërhequr nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për një korridor detar, që lejonte kalimin e sigurt të anijeve transportuese me drithëra ukrainase. Kievi e ka akuzuar Moskën për shënjimin e rezervave të drithërave dhe të infrastrukturës vitale për marrëveshjen.

 

“Raketa kundër qyteteve paqësore, kundër ndërtesave të banimit, kundër një katedraleje… Nuk mund të ketë arsyetim për ligësinë ruse. Si gjithmonë, kjo ligësi do të humbë. Dhe, padyshim se do të ketë hakmarrje ndaj terroristëve rusë për Odesën. Ata do ta ndiejnë këtë hakmarrje”, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një shkrim në rrjetin social Twitter, pas sulmit ushtarak rus ndaj Odesës.

 

 

Sulmi i fundit ndodhi vetëm disa orë para një takimi të planifikuar ndërmjet presidentit rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, i cili arriti në Shën Petersburg natën e 22 korrikut.

 

Administrata ushtarake e Odesës ka thënë se katedralja Spaso-Preobrazhensky e Kishës Ortodokse Ukrainase, e lidhur me Moskën, është dëmtuar dukshëm. “Ikona e Kasperovit e Nënës së Zotit, mbrojtëse e Odesës, është nxjerrë përfund rrënojave”, ka thënë administrata në kanalin e saj në Telegram.

 

Katedralja Spaso-Preobrazhensky, apo Katedralja e Shpërfytyrimit, është kisha më e madhe ortodokse e Odesës, dhe është shenjtëruar më 1809. Ajo ishte shkatërruar nga autoritetet sovjetike më 1939, por është rindërtuar më 2003.

 

Në një video të publikuar në mediat sociale, kryetari i qytetit, Hennady Trukhanov shihet duke ecur mes rrënojave brenda kishës.

 

Një tjetër video ka shfaqur një burrë duke ecur brenda katedrales, duke përsëritur: “S’ka më kishë… Zot ki mëshirë”.

 

Fotografi dhe video të tjera kanë shfaqur pjesë të shkatërruara të ndërtesës dhe rrënoja brenda saj, me disa ikona nëpër tokë.

 

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë menjëherë videot dhe fotografitë.

 

Komanda Operative Jugore e Ukrainës ka thënë se Odesa është goditur nga të paktën pesë lloje raketash, përfshirë raketa Onyx me precizitet të lartë, raketa lundruese det-breg Kalibr, dhe raketa balistike Iskander.

 

Administrata ushtarake e qytetit ka thënë se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar “një pjesë të konsiderueshme” të tyre.

 

Andriy Yermak, shef i stafit të Zelenskyt, ka përsëritur thirrjet për më shumë raketa dhe më shumë sisteme të mbrojtjes.

 

“Armikut duhet t’i hiqet aftësia për t’i goditur civilët dhe infrastrukturën. Më shumë sisteme të mbrojtjes antiraketore, si dhe ATACMS – kjo do ta ndihmojë Ukrainën”, ka shkruar Yermak në Telegram, duke iu referuar raketave taktike me rreze të gjatë veprimi, të cilat Kievi dëshiron që t’ia japë Uashingtoni.

 

Odesa është bombarduar disa herë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ndërsa agjencia kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkaura, UNESCO, në janar e përcaktoi qendrën historike të qytetit si Trashëgimi Botërore në Rrezik.

 

Në Shën Petersburg, Lukashenka dhe Putin pritet të diskutojnë për “partneritetin dhe aleancën strategjike” ndërmjet vendeve të tyre, ka njoftuar Kremlini.

 

Takimi do të zhvillohet dy ditë pasi Moska paralajmëroi se çfarëdo agresioni kundër aleates, Bjellorusisë, do të konsiderohej sulm ndaj Rusisë.

 

Pasi Polonia vendosi më herët këtë javë që t’i çonte njësitet ushtarake më afër kufirit të saj me Bjellorusinë, pas arritjes në Bjellorusi të forcave nga grupi mercenar rus Wagner, Putin tha se Moska do t’i përdorte të gjitha mjetet që ka për të reaguar ndaj çfarëdo armiqësie karshi Minskut.

 

Përderisa nuk ka dërguar trupa bjelloruse në Ukrainë, Lukashenka e ka lejuar Moskën ta përdorë territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin e plotë të Ukrainës, në shkurtin e vitit 2022, dhe që atëherë është takuar shpesh me Putinin./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
odesa Rusi sulme Ukraine

Nga e njëjta kategori

Ngjarje e rëndë në Grabovë të Përmetit, dy persona të plagosur pas shpërthimit të një bombe

më shumë...

“Përfaqësoj vullnetin e mbi 800 mijë shqiptarëve”, Rama: Ata që vijnë me libër shtëpie poshtë dritares Zoti i faltë

më shumë...

Zvërneci, Rama: Hetimet e SPAK do u japin fund spekulimeve, kush është pronar do paguhet, kush nuk është s’merr asgjë

më shumë...

Zjarr në një hotel në Indi, të paktën 21 persona kanë humbur jetën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

1:36

A mund t’ju ndihmojë ngritja e peshave...

1:31

Ngjarje e rëndë në Grabovë të Përmetit,...

1:17

Shqetësimet e investitorëve të huaj të fokus...

1:09

“Për çdo ditë vonese ka penalitete”, konflikti...

12:58

“Përfaqësoj vullnetin e mbi 800 mijë shqiptarëve”,...

12:50

Zvërneci, Rama: Hetimet e SPAK do u...

12:36

Ibrahimaj: Vilat qeveritare në Vlorë dhe Velipojë...

12:11

Zjarr në një hotel në Indi, të...

12:00

Atentati me tritol, një në pranga, 21-vjeçari...

11:49

Antonio Costa sot në Kosovë, takime me...

11:41

Zhbllokohen llogaritë e “Zvërnecit”, SPAK “çliron” 195...

11:15

“Protesta, e orkestruar nga jashtë”, Rama bën...

11:04

Protesta në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës...

10:53

“Luftë hibride nga Greqia”, Bido për protestën...

10:49

Aksident në Levan–Tepelenë, një i lënduar

10:48

Meta lë sërish qelinë, pret ngushëllime për...

10:36

Zjarret gjatë verës, BE aktivizon kapacitetet me...

Italia ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për azilkërkuesit me Shqipërinë
10:09

BE: Qendra paraburgimi për migrantët në vende...

9:59

Laboratori i drogës në Frakull të Fierit,...

9:50

Forcat amerikane pengojnë raketa dhe dronë iranianë

Më të klikuarat

  • Rama-protestuesve: Hajde flasim! Po nuk deshët, punët i kemi...
  • Protesta për Zvërnecin para Kryeministrisë, qytetarët paraqe...
  • 35 vjetori i PS, dy porositë e Ruçit: Mos i braktisni social...
  • Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon nëse do t...
  • Ibrahimaj: Vilat qeveritare në Vlorë dhe Velipojë do menaxho...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.